Raportohen tri raste të dhunës në familje në Prishtinë, Rahovec dhe Gjakovë
Viktimat kanë denoncuar sulme fizike, presion psikik dhe sjellje agresive nga familjarët e tyre.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Rahovec dhe Gjakovë, ku viktimat kanë denoncuar sulme fizike, presion psikik dhe sjellje agresive nga familjarët e tyre. Në Prishtinë, një person është paraqitur në Polici dhe ka denoncuar djalin e tij për sjellje agresive dhe kërkesa për para. Sipas deklarimit, i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe është ndaluar për 48 orë.
Një tjetër rast është raportuar në Celinë të Rahovecit, ku një grua ka deklaruar se ka përjetuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve dhe është larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët, duke u vendosur përkohësisht te një shoqe në Gjakovë me asistimin e Qendrës për Punë Sociale. Edhe ky i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti i tretë është raportuar po ashtu në Gjakovë.