Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Raporti i DASH: Fëmijët e lypjes nuk trajtohen si viktima trafikimi

Departamenti amerikan i Shtetit publikon vlerësimin e ri për trafikimin me qenie njerëzore në rajonin tonë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar zhvillime pozitive në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, por ato ende nuk arrijnë të përmbushin standardet ndërkombëtare për shkak të mungesës së mekanizmave efikase, sipas dokumentit të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në këtë vlerësim për Kosovën, theksohet se organet e drejtësisë vazhdojnë të shqiptojnë dënime kryesisht nën kufirin minimal ligjor për autorët e këtyre veprave penale, ndërkohë që autoritetet kanë rritur fondet e ndara për parandalim. Raporti shton se rastet e fëmijëve të detyruar për të lypur nuk hetohen të gjitha si trafikim me qenie njerëzore. Për më tepër, policia dhe prokuroria në Shqipëri nuk kanë përvojë dhe kapacitete të mjaftueshme e të specializuara, ndërsa vendet e tjera fqinje nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale.

Raporti i DASH: Fëmijët e lypjes nuk trajtohen si viktima trafikimi

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 25 kamera →