Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

DASH: Ballkani Perëndimor çalon në luftën kundër trafikimit

Departamenti amerikan i Shtetit publikon raportin ku theksohen sfidat dhe mangësitë e vendeve të rajonit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar disa hapa përpara, mirëpo ende nuk i përmbushin kriteret ndërkombëtare për çrrënjosjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit me qenie njerëzore dhe vuajnë nga mungesa e mekanizmave efikase. Dokumenti vë në dukje se në Kosovë gjykatat shqiptojnë dënime nën minimumin e paraparë ligjor, ndërsa në Shqipëri organet e rendit dhe prokuroria nuk kanë përvojë dhe kapacitete të specializuara hetimore.

DASH: Ballkani Perëndimor çalon në luftën kundër trafikimit
Foto: portalb.mk

Në raport theksohet gjithashtu se Serbia dhe Mali i Zi nuk arrijnë t'i përmbushin plotësisht standardet minimale, kurse Bosnja e Hercegovina vazhdon të ballafaqohet me mungesë të mekanizmave të duhura trajtuese. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, megjithëse vërehen përpjekje, vendi nuk i përmbush plotësisht standardet minimale, teksa raporti evidenton se policia lokale ndaloi dhe dëboi viktima të mundshme.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →