Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës shprehet i gatshëm për drejtimin e LDK-së, por shton se ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për kandidaturë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë paraqitjeve të tij televizive në emisionin «DPT te Fidani» dhe në KlanKosova, ai theksoi se ka zhvilluar biseda si me kreun aktual të partisë, Lumir Abdixhikun, ashtu edhe me anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së
Foto: zeri.info

Rama u shpreh se ka mbështetur gjithmonë LDK-në, duke kujtuar se pas dymbëdhjetë vitesh kjo parti është radhitur e para në kryeqytet. «Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me e ofru këtë ndihmë», u shpreh ai, duke shtuar se synon ta nxjerrë partinë aty ku i takon.

Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë së theksuar për këtë angazhim politik, kryetari i Prishtinës bëri të ditur se nuk e ka marrë ende një vendim përfundimtar për t'u bërë kandidat për kryetar në zgjedhjet e brendshme të partisë. «Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po!», u shpreh ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 25 kamera →