← shqiperi
Live · shqiperi · 22:33 · 22 Korrik 2026

Rama premton pagë si të NATO-s për ushtarakët

67 oficerë të rinj marrin diplomë në Akademinë e Forcave të Armatosura

TIRANË — Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, një institucion në rrugën e transformimit sipas standardeve euroatlantike. Gjatë fjalës së tij, Rama uroi prindërit e diplomuarve dhe vlerësoi përkushtimin e të rinjve që nisën zyrtarisht shërbimin në uniformë për Shqipërinë dhe Kosovën.

"Një ceremoni që për 67 oficerë dhe oficeret që sot ne jemi këtu për të kremtuar, është një ditë e paharrueshme. Dua ta nis fjalën time me një urim dhe me një shkrehje respekti për të gjithë prindërit e tyre. Jam i bindur që nëse për vajzat dhe djemtë që sot hynë në rrugën e shërbimit, është emocion, për prindërit është një emocion shumë i veçantë. Fëmijët e tyre sot janë shërbëtorë në uniformë në shërbim të atdheut, Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës", tha Rama.

Ai e cilësoi këtë ditë si një moment krenarie për të gjithë trupën e ushtrisë dhe kujtoi kushtet e vështira në të cilat ndodheshin Forcat e Armatosura në të kaluarën. Kryeministri theksoi se "ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak dhe nuk kishin asnjë perspektivë se gjërat do të ndryshonin." Kryeministri theksoi se sot ushtarakët shqiptarë janë më të mirëpaguarit në rajon, duke lënë pas periudhën e buxheteve minimale.

Rama u zotua se rritja e pagave do të vijojë me objektivin që deri në vitin 2030 niveli i tyre të arrijë mesataren e NATO-s. "Kemi një zotim për statusin e tyre, është raundi i fundit. Edhe këtë së shpejti do ta japim si lajm", shtoi kreu i qeverisë. Ai njoftoi se po punohet në raundin e fundit për miratimin e statusit të ushtarakut, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Burim: ABC News, https://abcnews.al/diplomimi-i-67-oficereve-te-rinj-rama-dite-krenarie-per-forcat-e-armatosura-deri-ne-2030-paga-si-te-nato-s/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën