Rama pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Jemi plotësisht transparentë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale për projektin e “Arkitektit të Qytetit”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku u pyet lidhur me projektin e “Arkitektit të Qytetit”. Avokati i tij, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Rama është intervistuar për këtë çështje dhe ka shprehur gatishmërinë për të dhënë sqarimet e nevojshme rreth dyshimeve të Prokurorisë.
Pas daljes nga Prokuroria Speciale, Rama ka theksuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim për këtë dhe çështje të tjera. «Jemi totalisht transparentë, për këtë arsye edhe kam ardhur me diskutuar, me biseduar», u shpreh ai, duke shtuar se puna e tij është zhvillimi dhe ndërtimi i kryeqytetit, kurse detyra e Prokurorisë është të verifikojë nëse çdo gjë bëhet në bazë të legjislacionit.