Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rama: Në nëntor konferencë kombëtare për nismën “Shqipëria Sociale”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në nëntor do të mbahet një konferencë e posaçme kombëtare për nismën “Shqipëria Sociale”, pas mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nismës “Shqipëria Sociale” do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare që pritet të zhvillohet në muajin nëntor. Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së sotme me ministrat, drejtuesit politikë, zëvendësministrat dhe deputetët, ku në fokus ishte programi i sezonit të ri politik.

Rama: Në nëntor konferencë kombëtare për nismën “Shqipëria Sociale”
Foto: zhurnal.mk

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi se takimi ishte vijim i atyre në Pogradec dhe se puna vijoi intensive për detajimin e programit, duke nisur nga kalendarizimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri-deputetë, si dhe hartimi i ndryshimeve ligjore për “Pasqyrë Albania”.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura në një vilë qeveritare pranë Fshatit SOS, ndërsa ishte parashikuar të zhvillohej në selinë e Partisë Socialiste. Zhvendosja u bë për shkak se qytetarët paralajmëruan protesta pranë selisë rozë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme