Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rajta: Ka pasur takime në dhomat e takimit dhe ligji ka hapësira

Kreu i Policisë së Burgjeve dhe drejtoresha e përgjithshme raportuan në komisionin parlamentar pas pyetjeve të deputetit Erald Kapri.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ngriti disa çështje gjatë seancës së komisionit të posaçëm parlamentar për çështjet e brendshme, duke u ndalur te transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit dhe procedurat e ndjekura për këtë rast. Drejtoresha e përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, u përgjigj se ai duhet të drejtojë një kërkesë me shkrim për të marrë përgjigje shteruese për pikat e ngritura.

Rajta: Ka pasur takime në dhomat e takimit dhe ligji ka hapësira
Foto: shekulli.com.al

Gjatë seancës, Kapri pyeti gjithashtu nëse ka pasur takime të neregjistruara mes një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë dhe partneres së tij, si dhe nëse ekziston një «hotel» brenda burgut të Peqinit. Për këto pyetje, Bodo ia kaloi fjalën drejtorit të policisë së burgjeve, Paulin Rajta, i cili theksoi se gjatë asaj kohe nuk ka qenë në krye të institucionit.

Rajta u shpreh se «ka pasur takime, jo te dhomat speciale, por të dhomat e takimit, por dhe aty nuk duhej ta fusnin… kanë qenë i burgosuri dhe partnerja e tij që e ka dhe sot. Ligji ka hapësira, dhe mundohen t’i shfrytëzojnë».

Lidhur me qarkullimin e videos për një personazh të krimit me kushte ekstra në qeli, ai deklaroi se ka pasur disa pajisje dhe sende të tepërta, por jo pajisje të ndaluara, duke shtuar se për të dënuarit me mbi 15 vjet burg bota në një farë mënyre e lejon personalizimin e qelisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme