Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:48 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:42 VLEN-i përballë rreziq ndarjeje: konflikt Mexhiti-Azizi në fazëfinale03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi KOS

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës vlerëson pasoja të drejtpërdrejta për biznes e qytetarë

Redaksia ZHURMA 02:07 Përditësuar 02:25 1 min lexim
Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët
FOTO · Foto: Oil pumpjack in the Permian Basin / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, duke vlerësuar se kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Rafuna, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se çdo rritje e çmimit të derivateve reflektohet në çmimin final të produkteve dhe shërbimeve, duke rritur kostot e operimit për bizneset dhe barrën financiare për konsumatorët.

Rafuna tha se rritja e çmimeve të karburanteve ndikon edhe në inflacion, pasi shumë produkte dhe shërbime shtrenjtohen si pasojë e kostove më të larta të transportit dhe furnizimit. “Nuk është lajm i mirë për biznesin rritja e çmimit të naftës e nuk është lajm i mirë as për qytetarët, sa i përket biznesit çdo rritje e çmimit të derivateve të naftës reflekton në produktin final ose çmimin e produktit final dhe për qytetarët s’është lajm i mirë se e rrit edhe inflacionin dhe është çmim shumë më i lartë sesa që ka qenë dhe produktet e tjera janë në çmime më të larta vetëm pse është rritur çmimi i naftës.

“Çmimet tavan nuk e rregullojnë situatën edhe produktet që importohen nuk importohen me çmimin tavan që e ka Qeveria e Kosovës dhe për ne nuk është zgjidhje aspak vendosja e çmimit tavan por një produkt që importohet nuk mund të shitet nën koston e prodhimit prandaj qytetarët duhet të kenë mundësinë e zgjedhjes se me çfarë kualiteti dëshiron ta marrë të njëjtin produkt”, u shpreh Rafuna.

Burim: Gazeta Dukagjini, https://www.dukagjini.com/rafuna-rritja-e-cmimit-te-naftes-godet-bizneset-dhe-qytetaret-cmimet-tavan-nuk-jane-zgjidhje/

— Redaksia ZHURMA

Komentet