Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Radio Policia, përpjekje e Qeverisë për të kontrolluar informacionin

Kryetari i AGK-së ka reaguar ndaj vendimit të KPM-së për transmetimin eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për lejimin e transmetimit eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”, duke e cilësuar atë si përpjekje të Qeverisë për kontrollimin e informacionit dhe shpërndarjen e propagandës shtetërore.

Radio Policia, përpjekje e Qeverisë për të kontrolluar informacionin
Video · YouTube ↗

Rexha ka theksuar se Policia e Kosovës ka mjaftueshëm kanale për të komunikuar me qytetarët dhe mediat, ndaj nuk i duhet një frekuencë e veçantë radiofonike. Ai ka shtuar se Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Xhelal Sveçla, ka provuar të ndikojë politikisht në punën e Policisë, çka e bën këtë vendim alarmues.

Sipas kreut të AGK-së, një platformë e tillë rrezikon të prodhojë informim të njëanshëm, pa mundësi që përmbajtja të sfidohet apo të kontestohet nga gazetarët. Ai ka kërkuar që gazetarët të vazhdojnë punën e tyre në terren dhe të marrin informacion shtesë nga Policia.

Gjithashtu, Rexha ka ngritur shqetësime lidhur me mungesën e qartësisë për strukturën redaktuese të radios, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo do të ketë drejtor, kryeredaktor, redaktorë e gazetarë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →