Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

QKK dhe RTK nënshkruajnë marrëveshje për industrinë e filmit

Dokumenti i nënshkruar nga Blerta Zeqiri dhe Zana Spahiu parasheh bashkëprodhime filmike dhe ruajtjen e trashëgimisë kinematografike në vend.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) dhe Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, e cila synon forcimin, zhvillimin dhe mbështetjen e industrisë së filmit dhe sektorit audiovizual në vend. Ky partneritet do të rritë dukshmërinë e kinematografisë kosovare si në nivelin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

QKK dhe RTK nënshkruajnë marrëveshje për industrinë e filmit
Foto: RTK tv studio3 / Wikimedia Commons

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri, dhe drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu. Në kuadër të këtij partneriteti, QKK dhe RTK do të bashkëpunojnë për realizimin e prodhimeve filmike, si dhe për organizimin e aktiviteteve profesionale dhe edukative.

Përveç bashkëprodhimeve të reja, marrëveshja parasheh ruajtjen e trashëgimisë kinematografike dhe promovimin e Kosovës si destinacion për xhirime filmike. Ky partneritet pritet të krijojë mundësi të reja zhvillimi për autorët, producentët dhe gjithë profesionistët e tjerë të filmit në vend.

Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme