Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Diel · 26 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Intensifikohen punimet në Shkup

Kryetari Orce Gjorgjievski: deri në Vitin e Ri do të funksionojë bulevardet

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Intensifikohen punimet në Shkup
FOTO · Ilustrim · 20 and 50 Euro banknote straps delivered by G4S (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

SHKUP — Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëroi sot se deri në Vitin e Ri do të vihet në funksion i gjitë segmenti i nyjës rrugore "Momin Potok". Gjorgjievski, gjatë inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore në Momin Potok tha se, ky projekt kompleks kapital përfshin pesë ura të reja, mure mbajtëse mbrojtëse dhe shtigje për këmbësorë e biçikleta, të cilat pritet të lehtësojnë ndjeshëm trafikun në këtë pjesë të qytetit.

Sipas Telegrafit, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se, bulevardi "Boris Trajkovski" në Draçevë do të fillojë afati deri në fund të gushtit. Ndërkaq, ai theksoi se, gjatë muajit gusht do të fillojmë edhe lidhjen e Gazi Babës me Aerodromin përmes Bulevardit 'Gjeneral Mihajlo Apostolski', ku pritet të përfundojë afati për lirimin e objekteve.

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi po ashtu furnizimin e Qytetit të Shkupit me kamionë, cisterna dhe makina për pastrimin e rrugëve. Ka përfunduar tenderi për autobusët elektrik dhe aktualisht është duke u zhvilluar procesi i ankesave.

*Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/intensifikohen-punimet-ne-projektet-infrastrukturore-te-shkupit/*
*— Redaksia ZHURMA*

Të ngjashme

Maqedoni →