Producentja Olsa Muhameti paralajmëron nisjen e edicionit të ri
Përgatitjet për edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova vazhdojnë, ndërsa jepen detaje të reja rreth datës së nisjes.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përgatitjet për edicionin e ri të «Big Brother VIP Kosova» janë duke vazhduar, teksa producentja Olsa Muhameti ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale nga një takim me moderatorin Alaudin Hamiti. Ajo ka shkruar se mezi pret nisjen e një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm të këtij formati.
Lidhur me datën e nisjes, gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi, i ftuar në emisionin «Ora Shtatë», u shpreh se për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pak dita dhe se ky edicion pritet të nisë gjatë muajit nëntor. Ndërkohë, sipas gazetares Blerina Shoshi, edicioni i pestë i «BBVK»-së pritet të nisë në fund të tetorit.
Në postimin e saj, Muhameti nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me datën e nisjes apo përmbajtjen e sezonit të ri.