Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
21:34 Rina Balaj dhe Ya Nina shfaqen bashkë në Pejë, pyeten për duet21:28 Arrestime dhe dënime për spiunazh në Kosovë lidhen me BIA-n serbe21:24 32-vjeçari qëlloi me armë ndaj makinës së parkuar në Kuçovë, shpallet në kërkim21:14 Stuhi me breshër dhe shiu të fortë në juglindjen e Shqipërisë21:05 Deçiqi fiton 3-0 derbin shqiptar në Ulqin dhe merr kryesimin e Kampionatit të Malit të Zi20:53 Gjesti: Dashuria e publikut më nxori nga situata e keqe20:48 Ariana Fejzullahu uron Ermalin me video me shampanjë: 'U plakshim bashkë'20:45 Britania riatdheson 13 shqiptarë, 15 vrasës presin transferimin20:44 Kristjan Asllani shtyn për një transferim jashtë20:44 Zvicra synon detyrimin e njoftimit për shenjat e krimit të organizuar
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska

Eko-aktivistët thonë se burimet e lumit janë dëmtuar nga punimet dhe se është bërë ekocid klasik.

Redaksia ZHURMA 20:35 1 min lexim
Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska
FOTO · tetovasot.com Arkivi ZHURMA

OHËR — Burimi kryesor i Lumit Treska në Kërçovë, i cili gjendet në fshatin Izvor, po thahet dalëngadalë. Ky burim ka dhënë nga 600 deri në 1000 litra ujë në sekondë, ndërsa ka pasur situata kur ka dhënë edhe 2000 litra ujë në sekondë, por kjo ka qenë dikur.

Eko-aktivistët për këtë gjendje fajin ua hedhin punimeve që po kryhen në autostradën Kërçovë-Ohër. Sipas eko-aktivistit Mile Aleksovski, nga Krushina e deri në Botun, të gjitha burimet që rrjedhin në Lumin Treska janë dëmtuar nga punimet e autostradës, ku gërmimet kanë qenë më të mëdha dhe janë ndërtuar ura e tunele.

Ai thekson se biodiversiteti është në kërcënim serioz, sepse është bërë ekocid klasik ndaj Lumit Treska. Eko-aktivisti kërkon që shteti të formojë një grup punues me ekspertë të fushës për të shqyrtuar gjendjen faktike dhe për të sjellë një plan për sanim teknik, për kthimin e burimeve të Lumit Treska.

Burimet: Tetova Sot; Zhurnal.mk; Bota Sot; Telegrafi; TV21 (klaster 5 outlets).

Komentet