Publikohen pamjet e fundit të Presley Gerberit para vdekjes
Shtohen detajet dhe publikohen pamjet e fundit të regjistruara pak orë para ndarjes nga jeta të djalit të Cindy Crawford.
Mediat ndërkombëtare kanë shpërndarë gjerësisht një video të regjistruar vetëm një natë para vdekjes së Presley Gerberit. Pamjet e fundit e shfaqin atë në ambientet e qendrës së rehabilitimit, ku kishte nisur trajtimin vetëm pak ditë përpara se të ndërronte jetë. Në regjistrimin e bërë, ai shfaqet duke drejtuar kamerën drejt vetes, ndërsa mban veshur një bluzë të bardhë, syze të errëta dhe një varëse argjendi, kurse në sfond duken dhomat dhe ballkoni me pamje nga qyteti.
Humbja e papritur e jetës së tij ka ndodhur në strukturën luksoze të vlerësuar me shtatë milionë e shtatë qind mijë dollarë, e cila ofron kushte dhe përfshin kinema, palestër si dhe hapësira të ndryshme akomodimi. Autoritetet morën njoftim për rastin pas dyshimeve për arrest kardiak dhe mbidozë. Ndërkohë, institucioni ku po trajtohej ofron një program rimëkëmbjeje që synon trajtimin e varësisë dhe krijimin e rutinave të reja për banorët e saj.
Familja Gerber-Crawford po kalon një periudhë tejet të vështirë pas kësaj ngjarjeje tragjike. Motra e tij, Kaia Gerber, raportohet se po e përjeton jashtëzakonisht rëndë humbjen, për shkak të lidhjes së ngushtë që kishte me vëllain e saj. Ndërkaq, autoritetet dhe palët e përfshira vijojnë të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik.