Pse është i rrezikshëm noti i qenve në det?
Cilat racë qenësh kanë më shumë vështirësi dhe çfarë simptomash duhet të keni kujdes?
TIRANË — Ajo që duket si lodhje e zakonshme pas një dite në plazh mund të fshehë probleme serioze shëndetësore për qenin tuaj. Uji i detit, ndryshe nga ai i liqeneve ose lumenjve, paraqet rreziqe specifike për kafshët shtëpiake.
Jo të gjithë qentë dinë të notojnë. Racat me kraharor të gjerë, si pitbulli, ose ato me këmbë të shkurtra, si jazaviçari dhe korgi, kanë më shumë vështirësi. Qentë me turi të sheshtë, si bulldogu, mund të kenë probleme me frymëmarrjen, ndërsa racat e vogla lodhen shpejt.
Lista e racave me prirje për vështirësi përfshin bokserin, basetin, mopsin, bull terrierin, pekinezin dhe shumë të tjera. Edhe nëse qeni juaj i përket një prej këtyre racave, ai mund të mësohet të notojë, por kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme dhe përdorim të jelekut shpëtimi.
Testimi i aftësive të qenit duhet të bëhet gradualisht, duke filluar nga ujëra të cekëta dhe të sigurta. Mësimi me ujin që në moshë të re, fillimisht në pishinë, e më pas në det, zvogëlon rreziqet. Valët, kripa dhe gjallesat detare janë kërcënimet kryesore.
Gjatë notit, qentë nuk duhet të pinë ujë deti, pasi kripa shkakton dehidratim dhe diarre. Gjallesat detare, si kandilët ose algat e kuqe, mund të jenë toksike. Pas notit, vëzhgoni frymëmarrjen, të vjellat ose kruarjen e vazhdueshme — simptoma që mund të tregojnë lodhje të tepërt ose kontakt me gjallesat.
Edhe nëse qeni nuk dëshiron të dalë nga uji, bëni pauza të shpeshta. Valët e lodhin shpejt dhe mund të pengojnë kthimin në breg. Nëse qeni kollitet ose ka diarre pas notit, ka të ngjarë të ketë gëlltitur ujë të kripur. Në këto raste, kontaktoni veterinarin menjëherë.
Kruarja e vazhdueshme pas notit është një tjetër problem i zakonshëm, shkaktuar nga rëra dhe kripa në gëzof. Pas plazhit, shpëlajeni qenin me shampo të butë për të qetësuar lëkurën. Nëse kruarja vazhdon, mund të jetë fjalë për alergji ose reagim ndaj gjallesave detare, prandaj konsultohuni me specialist.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.