Pse është e rëndësishme vitamina D, e njohur si 'vitamina e diellit'?

Çfarë funksione kryen në organizëm dhe cilat janë pasojat e mungesës së saj?

Pse është e rëndësishme vitamina D, e njohur si 'vitamina e diellit'?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Vitamina D, e njohur edhe si "vitamina e diellit", luan rol thelbësor në funksionimin e organizmit. Ajo nxit përthithjen e kalciumit nga sistemi i tretjes, rregullon nivelet e kalciumit dhe fosforit në gjak, përmirëson përthithjen e tyre nga veshkat dhe forcon kockat. Përveç kësaj, është e domosdoshme për zhvillimin e kockave te fëmijët.

Mungesa e vitaminës D, e njohur si hipovitaminoza D, shfaqet kur niveli i saj në organizëm është i pamjaftueshëm. Shkaqet kryesore përfshijnë ekspozimin e pamjaftueshëm ndaj diellit, kequshqyerjen, aktivitetin e ulët fizik në ajër të pastër dhe përdorimin e tepruar të kremave solare. Kremet me SPF 15 bllokojnë rreth 99% të prodhimit natyror të vitaminës D.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në mungesën e saj janë lëkura e errët, jetesa në zona të largëta nga ekuatori, sëmundjet e mëlçisë ose veshkave, si dhe terapi me medikamente të caktuara. Grupet më të rrezikuara përfshijnë personat që shmangen nga dielli, ata me insuficiencë renale ose hepatike, si dhe pacientët me sëmundje granulomatoze ose limfomë.

Pasojat e mungesës së vitaminës D mund të jenë të rënda: dhembje të kockave dhe artikulacioneve, dobësi muskulore, kocka të dobëta që deformohen te të rinjtë ose thyhen lehtësisht te të moshuarit. Gjithashtu, mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme, rakitizëm dhe rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës. Çfarë lidh zorrën me imunitetin dhe inflamacionin?

Burimet kryesore të vitaminës D janë ushqimet si qumështi, lëngu i portokallit, qumështi i sojës, kosi, drithërat e mëngjesit dhe margarina. Peshqit e yndyrshëm si salmoni, trofta, toni dhe vaji i merlucit janë gjithashtu të pasur me këtë vitaminë. E verdha e vezës dhe kërpudhat ofrojnë sasi të konsiderueshme.

Për të parandaluar mungesën e vitaminës D, ekspertët rekomandojnë ekspozim të moderuar ndaj diellit, veçanërisht në orët e mëngjesit, si dhe konsumim të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë. Në rastet e mungesës së theksuar, mund të nevojiten suplemente, por vetëm pas konsultimit me mjek.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Kosova refuzon gazin amerikan dhe kthehet te thëngjilli?
  2. Pse Redon Bejta largohet nga Llapi?
  3. Çfarë do të thotë verdikti i Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së?
  4. Pse gazi amerikan është çështja më e ndjeshme në marrëdhëniet Kosovë–ShBA?

Vazhdo leximin