Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:40 Radio Llapi paralajmëron stuhi të forta dhe breshër për shtunë pas valës së nxehtisë04:36 Komuna e Podujevës mbyll dëgjimet publike për buxhetin 202704:16 Piktori Kujtim Buza ndahet nga jeta04:10 Engjëllusha Salihu ndanë fotofamiljare me djalin Amer në ditëlindjen e babait Lul04:05 Rexhep Çullhaj publikon tregimin “Nderimi diçka di… po s’ka problem” dhe “E PAPËRSËRITS…04:00 Kërçeli optimist për marrëveshje me LDK për president javës së ardhshme03:56 Deliu-Kodra: Kurti bllokon institucionet, PDK do të protestojë deri në reflektim03:50 17-vjeçari dyshohet për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren03:45 Olsa Muhameti: Big Brother VIP Kosova 5 pritet të fillojë në tetor03:41 Gara: 1.564 persona të zhdukur pa fate të njohur, shpresë për identifikim në Kalludër
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse u pezulluan protestat e punëtorëve të RTK-së?

Qeveria miratoi alokimin e 2.24 milionë eurove për Radio Televizionin e Kosovës

Redaksia ZHURMA 11:32 Përditësuar 17:28 1 min lexim
Pse u pezulluan protestat e punëtorëve të RTK-së?
FOTO · Ilustrim · Courthouse in Aurillac 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë njoftuar për pezullimin e protestës e cila ishte thirrur për sot, më 13.07.2026, shkaku i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor. Përmes një komunikate për media, organizatorët e kësaj proteste kanë bërë të ditur se vendimi i qeverisë për miratimin e kërkesës për alokimin e ndarjeve buxhetore në vlerë prej 2.24 milionë euro për RTK-në i ka shtyrë që të pezullojnë këtë protestë.

Sipas sindikalistëve të RTK-së, ky vendim i hap rrugën tejkalimit të një situate të papranueshme, “në të cilën punëtorët e RTK-së u detyruan të punojnë 13 ditë pa paga”. Por në komunikatë thuhet se pezullimi i protestës nuk nënkupton se çështja është mbyllur.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, më 10.07.2026, ka miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2 milionë e 240 mijë euro për Radiotelevizionin e Kosovës. Në një njoftim të punëtorëve të RTK-së thuhej se kjo vonesë është shkaktuar për shkak se buxheti i RTK-se për 6-mujorin e dytë ende nuk është transferuar nga Thesari i shtetit.

Mosekzekutimin me kohë të pagave Federata Sindikale të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) e ka quajtur të papranueshme. Kjo federatë ka thënë se nuk do të lejojnë që vonesa e pagave të shndërrohet në normalitet në RTK duke theksuar se kjo nuk është hera e parë.

Sipas Telegrafit, Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se është pezulluar protesta e paralajmëruar për të hënën në orën 11:30, pasi Qeveria në detyrë ka miratuar alokimin e 2 milionë e 240 mijë eurove për transmetuesin publik.

Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/pezullohet-protesta-e-punetoreve-te-rtk-se/
— Redaksia ZHURMA

Komentet