Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria nuk dëshmon akuzën kundër Artan Grubit

Gjashtë muaj pas dorëzimit, ende pa epilog për zëvendëskryeministrin

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Gjashtë muaj pas dorëzimit, Prokuroria Publike akoma nuk ka arritur ta dëshmon veprën penale për të cilën po dyshohet ish zëvendëskryeministri, Artan Grubi e që po mbahet nën masa kujdesi.

Prokuroria nuk dëshmon akuzën kundër Artan Grubit
Foto: Government of North Macedonia / Wikimedia Commons

Organi i akuzës akoma nuk ka arritur të dëshmon qëllimin e Grubit për të kryer vepër penale në cilësinë sa ishte zëvendëskryeministër i parë. Deri tani gjithçka që është thënë për opinionin është njoftimi se Grubi dhe mbrojtja e tij juridike janë duke u njohur me provat në procedurën hetimore.

Por mbi një vit e gjysmë pas kallëzimit penal, prokuroria nuk po arrin ta përkthen në akuzë ose ta heshtë poshtë dyshimin për “mashtrim në shërbim”, hetim që i referohet organizimit të lojërave të fatit dhe tenderit për aparate VLT.

Grupi hetimor i prokurorisë ka marrë në konsideratë të gjitha dëshmitë, por pavarësisht se rrethanat japin pak indikacione për veprën penale, organi i akuzës ka mbetur duarkryq.

Mbi veprimin për të cilin dyshohet ekskluzivisht Grubi ishte marrë vendim në mënyrë kolektive në mbledhje të Qeverisë. Këtë e dëshmon edhe fakti se në kallëzimet e para ishte përfshirë edhe ish kryeministri Dimitar Kovaçaevski.

Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/nje-vit-e-gjysme-hetime-ende-pa-epilog-per-artan-grubin/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 27 korrik Prokuroria nuk dëshmon akuzën kundër Artan Grubit · ky artikull
  2. 6 tetor Artan Grubi ofron mbi 335 mijë euro garanci për pasaportën
  3. 13 tetor Arresti shtëpiak merr fund për Artan Grubin pas kalimit të afatit
  4. 18 tetor Artan Grubi shfaqet në publik pas lirimit nga paraburgimi
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme