Prokuroria konfirmon shqyrtimin e parashtresës së Arlinda Zekajt para vrasjes
Prokuroria në Pejë ka nisur trajtimin e parashtresës së dërguar nga Arlinda Zekaj pak ditë para vrasjes së saj tragjike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se më 22 tetor pranoi një parashtresë nga Arlinda Zekaj, e cila kërkonte veprime urgjente ndaj zyrtarëve dhe ngrinte shqetësime për mospërmbushje të detyrave gjatë trajtimit të rasteve të saj. Pasi pranoi kërkesën, Kryeprokurorja urdhëroi regjistrimin e saj për t'u trajtuar nga prokurori kompetent në drejtim të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Parashtresa iu përcjell për trajtim urgjent edhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Gjykatës Themelore, Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale, për të verifikuar lëshimet eventuale të zyrtarëve. Ndërkohë, lidhur me vendimin gjyqësor për shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë, Prokuroria njoftoi se ekzekutimi i tij ishte mundësuar nga prokurorja kujdestare në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Rasti ndërkaq ka marrë vëmendje të madhe pas publikimit të letrës që viktima e kishte drejtuar para se të vritej mbrëmjen e së dielës, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili sipas raportimeve dyshohet se e goditi me sëpatë, pasi ajo ishte kthyer në shtëpi nga një patrullë policore pas denoncimit për dhunë në familje.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 26 tetor Letra e Arlinda Zekajt drejtuar Prokurorisë tri ditë para vrasjes
- 26 tetor Prokuroria konfirmon shqyrtimin e parashtresës së Arlinda Zekajt para vrasjes · ky artikull
- 26 tetor Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
- 26 tetor Kompania Zekaj Tours shpreh pikëllimin e thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt
- 26 tetor Çitaku kërkon llogaridhënie pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë
- 26 tetor Arlinda Zekaj kërkoi masa urgjente ndaj zyrtarëve para se të vritej