Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim për Rrahman Hotin për vrasjen në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Rrahman Hotit për vrasjen e rëndë në Suharekë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Rrahman Hoti, i dyshuar për veprat penale «Vrasja e rëndë» dhe «Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve». Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku pas një mosmarrëveshjeje për parkimin, i pandehuri dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën Sylë Dakaj dhe ka rrezikuar jetën e bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur duke përdorur një armë zjarri të llojit «Sig Sauer».

Prokuroria kërkon paraburgim për Rrahman Hotin për vrasjen në Suharekë
Foto: podujevasot.net

Sipas njoftimit, viktima ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit si pasojë e plagëve të marra. I pandehuri u arrestuar nga Policia e Kosovës, e cila gjatë kontrollit sekuestroi armën, karikatorët dhe fishekët në automjet dhe në banesën e tij. Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri rezulton i dënuar më parë nga autoritetet zvicerane për vrasje.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndërron jetë në Itali mërgimtari nga Skenderaji, Basri Kelmendi

    83% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme