Haxhiu: Kledja dhe Bejta kanë lidhje jashtë shtëpisë së BBVK-së
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova ka komentuar zhvillimet dhe raportet mes banorëve në edicionin aktual.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
I ftuar në emisionin «BIG Cast», ish-banori i edicionit të kaluar të shtëpisë më të madhe në vend, Labinot Haxhiu, ka komentuar lojën dhe dinamikat mes banorëve aktualë. Gjatë bisedës, ai është ndalur te raporti mes Kledjes dhe Bejtës, duke deklaruar se ata kanë kimi të mirë me njëri-tjetrin si shikues, pavarësisht pretendimeve të tij. Haxhiu theksoi se, sipas informacioneve që ka dëgjuar, të dy banorët janë të lidhur jashtë mjediseve të lojës. Ndër të tjera, ai u shpreh se Kledja po merr vëmendje të madhe brenda shtëpisë dhe se ajo përfaqëson bukuroshen e këtij edicioni pas së cilës shkojnë djemtë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar