Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin në Hagë

ZPS kërkon gjashtë vite burgim për Hashim Thaçin në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa mbrojtja kërkon aktgjykim lirues.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim në rastin për pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare, prokuroria kërkoi dënime edhe për të akuzuarit e tjerë, duke kërkuar tre vjet burgim për Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, si dhe nëntë muaj burgim për Hajredin Kuçi.

Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin në Hagë
Foto: rajonipress.com

Në këtë gjykim, mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokates Sophie Menegon, kërkoi që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues. Sipas mbrojtjes, vendimi i gjykatës nuk duhet të mbështetet në spekulimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, por në prova, duke shtuar se bisedat e zhvilluara në qendrën e paraburgimit nuk kanë pasur asnjë ndikim dhe se dëshmitarët e përmendur kanë pohuar se nuk janë ndikuar nga askush.

Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme