Prokuroria dhe AKI ndalojnë tre persona për përgatitje vrasjeje
Operacioni hetimor në Prishtinë, Obiliq e Gjakovë çon në sekuestrimin e armëve dhe ndalimin e tre të dyshuarve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ndërmarrë një operacion hetimor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Veprimet janë zhvilluar nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit për një rast të dyshuar të përgatitjes së vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë ditës së shtunë janë ndaluar dy persona për 48 orë, kurse më vonë është ndaluar edhe një person i tretë me urdhër të Prokurorit kujdestar. Autoritetet kanë kryer kontrolle dhe bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë për të siguruar provat materiale dhe për të lokalizuar të dyshuarit.
Gjatë kontrolleve në terren, forcat e rendit kanë sekuestruar armë dhe municion. Në automjetin e dyshuar është gjetur një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


