Midtjylland me pesë mungesa të rëndësishme në prag të duelit me Egnatian
Ekipi danez do të ketë mungesa të rëndësishme për ndeshjen ndaj Egnatias në Conference League.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ekipi danez Midtjylland do të përballet me pesë mungesa shumë të rëndësishme në prag të duelit me Egnatian në Conference League. Megjithëse ka emër me peshë në futbollin danez dhe shumë eksperiencë në Kupat e Europës, skuadra nuk gjendet në gjendjen më të mirë para kësaj ndeshjeje, pasi pesë lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë.