Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kumbaro pas tri ditë protestash: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren

Ministrja e Arsimit ka reaguar pas tri ditësh protestash të studentëve dhe gjimnazistëve, duke u bërë thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pas tri ditësh protestash të studentëve dhe gjimnazistëve dhe përhapjes së tensioneve në disa qytete të vendit, ka reaguar ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila u ka drejtuar një mesazh prindërve, nxënësve dhe studentëve.

Kumbaro pas tri ditë protestash: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren
Foto: Wikimedia Commons
Video · RTV KLAN · YouTube ↗

Kumbaro theksoi se arsimtarët janë në krye të detyrës dhe se mësimi vijon normalisht në shumë shkolla, ndërsa u bëri thirrje prindërve që të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e të rinjve dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

«Të dashur prindër, arsimtarët janë në krye të detyrës, shkollat vijojnë mësimin. Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta e të dhunshme duke i vënë vetë fëmijët në rrezik», u shpreh ministrja, duke shtuar se të rinjtë duhet të kenë mundësi të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes dialogut dhe jo akteve të dhunës.

Ajo u referua dëmeve të shkaktuara në pronat publike dhe bizneset private, duke deklaruar: «Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 25 kamera →