Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Davor Ivo Stier kërkon ndërhyrjen e Europës për armatosjen serbe

Eurodeputeti kroat thekson se blerja e armëve ofensive nga Serbia përbën shqetësim për rajonin dhe se Parlamenti Europian ka kërkuar ndryshim qasjeje.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier ka deklaruar se shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm me riarmatimin e Serbisë, por edhe me prokurimin e armëve ofensive. Në një lidhje live për Euronews Albania, ai ka përmendur raketat balistike që janë blerë nga Kina.

Davor Ivo Stier kërkon ndërhyrjen e Europës për armatosjen serbe
Video · YouTube ↗

Sipas tij, Parlamenti Europian ka qenë kritiku më i ashpër ndaj regjimit në Beograd dhe i ka kërkuar Komisionit Europian të ndalë fondet, pasi politikat e deritanishme kanë dhënë vetëm rezultate negative. Stier ka shtuar se, sidomos pas sulmit të Banjskës, Parlamenti Europian ka qenë shumë kritik edhe sa i takon reagimeve të institucioneve të tjera, përfshirë Komisionin Evropian, dhe ka theksuar se regjimi serb nuk po ecën drejt vlerave evropiane.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →