Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Cili është prognozën e re për PBB-në e Shqipërisë?

Ministria e Financave parashikon rritje të ardhurave për frymë në 12.199 euro

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Prodhimi Kombëtar Bruto i Shqipërisë pritet të arrijë në 29 miliardë euro gjatë këtij viti, duke u rritur me gati 1.9 miliardë euro në raport me vitin 2025. Në kuadrin makroekonomik 2027-2029 të ndryshuar thuhet se ky trevjeçar do të shoqërohet edhe me rritje të ardhurave për frymë, e nga ana tjetër ulje të borxhit publik.

Cili është prognozën e re për PBB-në e Shqipërisë?
Foto: Ilustrim · SPAR varehandel hyller (Supermarket GROCERY store aisle shelves) Heinz ketchup NORWAY 2023-08-31 (cropped) (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Me pritshmëri ambicioze për rritjen ekonomike dhe bazuar në projeksionet për diversifikim të sektorëve që gjenerojnë më shumë para, qeveria ka rritur projeksionet për Prodhimin të Brendshëm Bruto. Në planin makroekonomik 2027-2029 të rishikuar së fundmi, është rritur pritshmëria sa i takon PBB-së së vendit që nga ky vit, nga 28.3 miliardë euro në 29 miliardë euro.

Të ardhurat për frymë gjatë këtij viti thotë Ministria e Financave do të arrijnë në 12.199 euro nga 11.354 euro vjet. Rritja do të vijojë edhe përgjatë trevjeçarit të ardhshëm, duke u rritur në 14,404 euro në vitin 2029. Rritja ekonomike e vendit edhe në këtë dokument theksohet se bazohet vetëm në projeksionet optimiste për rritje të turizmit, shtim të aktivitetit ndërtues dhe prej pagave të administratës publike.

— Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/optimizem-ne-ekonomi-qeveria-pret-gdp-prej-29-miliard-eurosh-kete-vit-te-ardhurat-per-fryme-shkojne-rreth-12200-euro — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme