Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Prizreni mirëpret edicionin e katërt të festivalit “Sofra Prizrenase”

Festivali folklorik mbarëkombëtar bashkon ansamble nga tri shtete në Shtëpinë e Kulturës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRIZREN — Më 21 dhe 22 nëntor, qyteti i Prizrenit do të bëhet nikoqir i edicionit të katërt të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Sofra Prizrenase”, ngjarje që do të sjellë në skenë këngën, vallen dhe veshjet tradicionale nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ngjarja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar nga ora 19:00, nën organizimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të tij.

Prizreni mirëpret edicionin e katërt të festivalit “Sofra Prizrenase”
Foto: tvprizreni.net

Përgjatë dy netëve të festivalit, në skenë do të ngjiten ansamble dhe shoqëri kulturo-artistike nga trevat e ndryshme shqiptare, përfshirë AKV “Lidhja e Prizrenit”, “Shqipet e Vogla”, “Aldo Dance”, AKV “Deçani”, SHKA “Drita e Dervenit”, “AlbaFolk”, AKV “Ibe Palikuqi”, Ansamblin “Osman Taka”, AAKV “Kastriotët”, AKV “Zëri i Kosovës” dhe “Dhima Dance Academy”. Manifestimi organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit, me synim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme