Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Prizren: Arrestohet 17-vjeçari për vrasjen e 14-vjeçarit me thikë

Policia arreston një 17-vjeçar të dyshuar për vrasjen e një 14-vjeçari me thikë në Prizren.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRIZREN — Policia ka arrestuar një 17-vjeçar të dyshuar për vrasjen e një 14-vjeçari me thikë në Prizren. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 23:45, kur Policia u njoftua për incidentin. Ekipet emergjente i dhanë ndihmën e parë të miturit dhe e dërguan në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por ai nuk i mbijetoi plagëve.

Prizren: Arrestohet 17-vjeçari për vrasjen e 14-vjeçarit me thikë
Foto: almakos.com

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha se pak më larg vendngjarjes u identifikua dhe u arrestua një 17-vjeçar, te i cili u gjet dhe u sekuestrua një thikë që dyshohet se u përdor në rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari u ndalua për 24 orë.

Policia njoftoi se as viktima dhe as i dyshuari nuk kishin raste të mëhershme të regjistruara në evidencat policore.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme