Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Hënë · 27 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Prishtina premton mbrojtje nga stuhitë

Fermerët dyshojnë në mbrojtjen nga breshëri, autoritetet thonë se kryeqyteti ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e emergjencave

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Prishtina premton mbrojtje nga stuhitë
FOTO · Foto: KFOR medics conduct airway management training (6659997) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Stuhitë e fuqishme të kësaj vere shkaktuan dëme në shumë zona të Kosovës. Autoritetet në Prishtinë thonë se kryeqyteti ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e emergjencave, ndërsa fermerët kërkojnë zgjidhje më efektive për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga breshëri.

Vera nuk solli vetëm temperatura përvëluese. Në shumë zona të Kosovës, moti ndryshoi brenda pak minutash, duke u shndërruar në stuhi të forta me reshje intensive, erëra të fuqishme e breshër, që lanë pas dëme të konsiderueshme.

Për Prishtinën, fatkeqësi të tilla natyrore vlerësohet se janë të përballueshme. Sipas Drejtorit për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, kapacitetet ekzistuese bëjnë të mundur stabilizimin e kryeqytetit në situata të tilla.

Megjithatë, moti i paqëndrueshëm vazhdon të jetë kërcënim për sektorin e bujqësisë. Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar zgjerimin e mbështetjes për vendosjen e rrjetave mbrojtëse kundër breshrit. Por, fermerët thonë se kjo është vështirë e realizueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka sugjeruar qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →