Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Prishtina luan në Kampin Nacional ndaj Vushtrrisë

FC Prishtina zhvendoset në kampin nacional në Hajvali shkaku i punimeve në stadiumin Fadil Vokrri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VUSHTRRI — FC Prishtina do të zhvendoset gjatë këtij muaji në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali, shkaku i punimeve që do të nisin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në njoftimin e klubit thuhet se në bashkëpunim me FFK-në është marrë një vendim i tillë për riparimin e fushës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve. Prishtina ka njoftuar se ndeshja e radhës ndaj Vushtrrisë do të luhet në kampin nacional të FFK-së, pasi ekipi e ka nisur sezonin me dy fitore në shtëpi, ndaj Ballkanit me rezultat 4-2 dhe ndaj Llapit me rezultat të thellë 4-0, ndërsa ndeshja e javës së dytë ndaj Dritës u shty.

Prishtina luan në Kampin Nacional ndaj Vushtrrisë
Foto: epokaere.com
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme