Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pse anulohet tenderi 200 mijë eurosh për blerjen e autoveturave për QMF-të?

Komuna e Prishtinës konstaton se ndërprerja e aktivitetit është bërë për shkak të arsyeve objektive, pasi që procedura nuk pranuar asnjë ofertë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Prishtinë, dateline em-dash Komuna e Prishtinës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizimin me autovetura për nevojat e Shëndetësisë Primare. Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, procedura kishte të bënte me blerjen e autoveturave për nevojat e sektorit të kujdesit shëndetësor parësor në territorin e Komunës së Prishtinës. Kontrata ishte publikuar më 24 qershor përmes procedurës së hapur, e paraparë të kishte vlerë prej 200 mijë eurosh.

Pse anulohet tenderi 200 mijë eurosh për blerjen e autoveturave për QMF-të?
Foto: Ilustrim · Scales of Justice statue, Middlesbrough, Oct 2019 (CC BY 3.0) / Wikimedia Commons

Vendimi për anulim është marrë më 14 korrik. Në njoftim thuhet se ndërprerja e aktivitetit është bërë para hapjes së tenderëve për shkak të arsyeve objektive, ndërsa në procedurë nuk ishte pranuar asnjë ofertë.

Pas rishikimit të aktivitetit të prokurimit në përputhje me rekomandimet e pranuara nga Departamenti i Monitorimit i KRPP-së, Sektori i Prokurimit ka konstatuar se gjatë hartimit të dosjes së tenderit ka ndodhur një gabim teknik.

Konkretisht, aktiviteti i prokurimit me objekt Furnizimi (blerja) e autoveturave për nevojat e Shëndetësisë Primare është publikuar si Kontratë Kornizë, ndonëse, sipas natyrës dhe nevojës së Autoritetit Kontraktues, është dashur të publikohej si kontratë e zakonshme. Ky klasifikim i gabuar përbën një lëshim teknik në dokumentacionin e tenderit.

Për të siguruar zbatimin e drejtë të procedurave të prokurimit publik, trajtimin e barabartë të operatorëve ekonomikë dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të tenderit me nevojat reale të Autoritetit Kontraktues, është e domosdoshme anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit.

Pas anulimit, Autoriteti Kontraktues do të bëjë korrigjimin e lëshimit teknik dhe do të rishpallë të njëjtin aktivitet të prokurimit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rekomandimet e Departamentit të Monitorimit të KRPP-së” thuhet në anulimin e aktivitetit.

Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/prishtina-anulon-tenderin-200-mije-euro-per-blerjen-e-veturave-per-qmf-te/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme