Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi

Artistja e njohur me emrin artistik Rinesancë ka ndërruar jetë pas një beteje me tumorin në tru.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Artistja nga Kosova Rinesa Qeriqi, e njohur në skenën muzikore me emrin artistik Rinesancë ose Rinessance, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare. Ajo po përballej prej kohësh me një tumor në tru, një betejë të cilën nuk mundi ta fitonte, ndërsa lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e saj.

Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi
Foto: tv21.tv
Video · ATV · YouTube ↗

Për shkak të gjendjes shëndetësore, për të ishte organizuar një fushatë për mbledhjen e fondeve me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor. Motra e saj, Drenisa, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme dhe duke njoftuar se detajet e funeralit do të jepen më vonë për shkak se familja ndodhet larg.

Rinesancë lëvroi rrymën hip-hop e rap me tekste personale dhe shprehëse. Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj me 12 këngë të titulluar „Muzikë Mbijetese“.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 23 tetor Artistja kosovare Rinesa Qeriqi ndahet nga jeta në moshë të re
  2. 23 tetor Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi · ky artikull
  3. 23 tetor Tayna me mesazh prekës për Rinesa Qeriqin: Ishte vizionare
  4. 24 tetor Alban Skënderaj ndan kujtimin prekës për artisten Rinesa Qeriqi
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →