Dy persona në mbajtje dhe tre armë të sekuestruara pas të shtënave në Batllavë
Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona për 48 orë pas një rasti të të shtënave me armë në një aheng familjar në Batllavë të Podujevës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona për 48 orë dhe ka sekuestruar tri armë zjarri, municion e gëzhoja, pas raportimit për të shtëna gjatë një ahengu familjar në fshatin Batllavë të Podujevës. Gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë nga stacioni i Podujevës, tre persona janë shoqëruar në stacion për intervistim.
Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej personave të shoqëruar është liruar pas intervistimit, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa rasti po trajtohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen e paautorizuar dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.