Kristian Prenga ngjitet në ring kundër Anthony Joshuas
Ndeshja zhvillohet në Arabinë Saudite, përpara përballjes me Tyson Furyn
Redaksia ZHURMA
+ Ruaj
PRISHTINË — Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Kristian Prenga, do të ngjitet sonte në ring për t’u përballur me britanikun Anthony Joshua në një duel që zhvillohet në Arabinë Saudite. Për Joshuan, kjo ndeshje shërben si rikthim në ring para përballjes së shumëpritur me Tyson Furyn, e planifikuar të zhvillohet në fund të këtij viti.
Ndërsa mediave britanike tregojnë se për shkak të ndeshjeve paraprake mund të ketë vonesa në program, dueli mes Prengës dhe Joshuas pritet të nisë rreth orës 00:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/mesohet-ora-kur-do-te-ngjiten-ne-ring-prenga-joshua1/ — Redaksia ZHURMA