Zhurma Press E Enjte · 10 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:00 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:55 Vepra "Loom" në Gjirokastër fiton CODAawards 202603:51 BDI: Komunikojmë me VMRO, kërkojmë zgjedhje të parakohshme pranverë 2026/202703:36 Treni përplaset me betonierë në Poloni, një i vdekur dhe 20 të plagosur03:31 Kryeministri norvegjez: Avioni i Zelenskyt pothuajse u godit nga një dron03:19 TikTokere "Ajo Irina" flet për besimin dhe kriteret e partnerit03:15 Aktorët e Logjikonomisë thirrasin për Marshun për Liri më 12 shtator03:11 Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Albin Kurtit03:06 Trajneri Maran viziton Europë për të monitoruar lojtarët e Kombëtares para Nations League02:54 Studim finlandez: Pushimet ideale janë 8 ditë për lumturi maksimale02:50 Meda dhe Lulja përprojnë trendin e fotove me IA me stil të viteve 80
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

Bllokada politike paralizon institucionet

24 agjenci funksionojnë me mandate të skaduara ose jo të plota

Redaksia ZHURMA 00:19 Përditësuar 00:25 2 min lexim
Bllokada politike paralizon institucionet
FOTO · Foto: Albulena Haxhiu / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Bllokada politike dhe mungesa e institucioneve të reja kanë bërë që dhjetëra institucione shtetërore të udhëhiqen nga ushtrues detyre. Njohësit e çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se kjo gjendje po rrezikon funksionimin normal të shtetit dhe të institucioneve të pavarura.

Kosova tash e një kohë të gjatë po funksionon me ushtrues detyre në shumë institucione. Pozita kryesore e shtetit, ajo e presidentit, është me ushtrues detyre, ku këtë pozitë e ka Albulena Haxhiu, e cila po ashtu ka edhe pozitën e kryetares së Kuvendit në detyrë, pas shpërndarjes së Kuvendit.

Kryeministri Albin Kurti vazhdon ta ushtrojë detyrën në cilësinë e kryeministrit në detyrë, deri në formimin e institucioneve të reja që dalin nga zgjedhjet e 7 qershorit. Me ushtrues detyre funksionojnë edhe një sërë institucionesh në kuadër të Ministrisë së Financave, përfshirë Thesarin, Njësinë për Inteligjencë Financiare dhe Agjencinë Qendrore të Prokurimit.

Edhe në Ministrinë e Drejtësisë, disa institucione udhëhiqen nga ushtrues detyre, si Avokatura Shtetërore, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Situatë e ngjashme është edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Agjencia e Regjistrimit Civil funksionojnë me ushtrues detyre.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerësojnë se, përveç pozitave të mbajtura me ushtrues detyre, shqetësues mbetet fakti se një numër institucionesh funksionojnë me përbërje jo të plotë, ndërsa të tjera rrezikojnë të bllokohen nëse nuk konstituohen institucionet e reja. “E shohim që shumë institucione, shumë pozita janë duke u mbajtur me ushtrues detyre dhe kjo është jashtëzakonisht problematike, mbajtja e pozitave me ushtrues detyre duhet të jetë vetëm si rast përjashtimor që mos të krijohet ndonjë vakuum.

Bazuar në gjetjet e Institutit të Kosovës për Drejtësi janë gjithsej 24 institucione apo agjenci të pavarura të cilat funksionojnë në përbërje jo të plotë apo në përbërje që pritet tu skadoj mandate”, tha Gzim Shala nga IKD. Edhe Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se kjo gjendje është pasojë e drejtpërdrejtë e bllokadës politike dhe mungesës së një Kuvendi funksional.

“Aktualisht rrezikon nëse vazhdon kjo bllokada e konstituimit të Kuvendit dhe e zgjedhjes së qeverisë që ne të përfundojmë pa zgjedhjen e dy gjyqtarëve në gjykatë Kushtetuese, vitin e ardhshëm i skadon mandati edhe pesë të tjerëve që pastaj në mungesë të parlamentit do të bllokohet në tërësi edhe puna e gjykatës kushtetuese, po ashtu kemi të bëjmë edhe me skadimin e Avokatit të Populli”, Vullnet Bugaqku nga KDI.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/bllokada-politike-paralizon-institucionet-24-agjenci-funksionojne-me-mandate-te-skaduara-ose-jo-te-plota/
— Redaksia ZHURMA

Komentet