Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:21 Serbia duket e përgatitur më mirë për qasjen transactionale të Washingtonit05:09 Shqiptarë të burgosur në Serbi, Behar Preniqi i arrestuar në kufirin e Batrovcit05:04 BDI: Rritja e biletës Tetovë-Shkup godet studentët dhe qytetarët04:54 ABC News promovon transmetimin live dhe palinsestin me emisionin “Gjërat Tona”04:48 Zjarri në Malin e Tërbunit jashtë kontrollit, flakët përhapin me shpejtësi04:45 Ministria e Infrastrukturës: sot dhe nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë04:38 Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nga Plani i Rritjes të BE-së04:34 Serbia abstenon në votimin e OKB-së për hartën e re, duke cituar statusin e Kosovës04:28 Eva Murati shpërnda pozat me bikini nga pushimi pranë detit04:19 Arsim Berisha kryetar i ri i Guxo-s në Prizren
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Policia Kufitare shpëton familjen me 5 anëtarë të bllokuar në det

Çifti dhe tre fëmijët e tyre rrezikuan të mbyteshin pasi varka pësoi defekt në mot të keq gjatë natës.

Redaksia ZHURMA 10:26 Përditësuar 16:14 1 min lexim
Policia Kufitare shpëton familjen me 5 anëtarë të bllokuar në det
FOTO · Foto: 0379 Hani i Hotit - Božaj Border Crossing / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

HIMARË — Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë pesë shtetasve, pjesëtarë të së njëjtës familje, të cilët rrezikuan të mbyteshin pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës si pasojë e motit të keq. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vlerësoi reagimin e menjëhershëm të efektivëve të Policisë Kufitare.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare u angazhuan menjëherë në kërkimet në det me mjetin e tyre lundrues, duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit ku ndodheshin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre. Pesë anëtarët e familjes u transportuan më pas me mjetin e Policisë Kufitare drejt Pikës së Kalimit Kufitar Himarë, ku mbërritën në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministri Lamallari përgëzoi punonjësit e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe profesional në operacionin e shpëtimit, duke theksuar angazhimin e strukturave të rendit për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe vizitorëve gjatë sezonit turistik. Ai përsëriti apelin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e daljes në det në kushte të pafavorshme atmosferike.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Komentet