Plagoset me armë zjarri këngëtari Taulant Hoti në fshatin Shtoj të Shkodrës
Një person i maskuar ka qëlluar nga pas këngëtarin teksa pinte kafe në lokalin ku performonte.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Këngëtari Taulant Hoti ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që Hoti, i cili punonte si këngëtar në atë lokal, po pinte kafen e mëngjesit në ambientet ku edhe performonte.
Sipas të dhënave paraprake, një person ende i paidentifikuar dhe i veshur me një maskë të ngjashme me ato të periudhës së pandemisë COVID-19 i është afruar nga pas shpine dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Rrethanat dhe motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta, ndërsa autori nuk është kapur nga autoritetet.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar për plagosjen.