Peternel: Kroacia të mbajë qëndrim të vendosur ndaj Serbisë
Deputeti kroat Igor Peternel kërkon nga Kroacia përgjigje të qarta ndaj provokimeve serbe dhe pranim të sovranitetit të Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti kroat Igor Peternel ka deklaruar se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t'u përgjigjet qartë provokimeve që vijnë nga politika serbe. Ai ka theksuar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar, duke e cilësuar Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.
Gjatë deklarimeve të tij, Peternel ka kritikuar ashpër skenën politike në Serbi, duke e akuzuar atë për promovimin e ideologjisë çetnike, ndërsa u është drejtuar politikanëve serbë lidhur me këtë çështje.