Arrestohet personi që sulmoi fizikisht dy policë në Prishtinë
Një person është dërguar në Forenzikën e Psikiatrisë pasi sulmoi dy zyrtarë policorë në stacionin policor-jugu në Prishtinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në stacionin policor-jugu në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:50, kur i dyshuari kishte shkuar në stacion për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin. Gjatë qëndrimit atje, ai ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka sulmuar dy zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se intervistimi i të dyshuarit pritet të bëhet në vijim, ndërsa rasti mbetet duke u hetuar.