Më 28 nëntor përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Prizren
Shtatorja e Nënë Terezës pritet të përurohet në qytetin e Prizrenit gjatë festës së 28 Nëntorit, siç bëri të ditur drejtori komunal.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRIZREN — Prizreni, kryeqendra shpirtërore e shqiptarëve të Kosovës, do të bëhet me shtatore të Nënë Terezës në festën e madhe të Flamurit. Përurimi i kësaj shtatoreje është planifikuar zyrtarisht të bëhet më 28 nëntor në këtë qytet.
Lajmin për këtë ngjarje e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, gjatë një paraqitjeje në emisionin televiziv “Fol me Arin”.