Balla zhvillon vizitë zyrtare në Bukuresht dhe takon Neculăescu
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste takon ministrin e Jashtëm rumun.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Rumani, ku është pritur në Bukuresht nga ministri i Punëve të Jashtme, Dănuț Sebastian Neculăescu. Gjatë këtij takimi, delegacioni shqiptar përfshinte edhe deputetët Ermal Elezi dhe Loer Kume.
Balla ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe ka falënderuar palën rumune për ndihmën e deritanishme. Balla thotë se «Mirënjohje Rumanisë për mbështetjen në rrugën tonë të anëtarësimit në BE».