Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:52 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa KOS

Ku u përurua Kulla e Lirisë?

Shtata kullë e Lirisë në komunën e Suharekës u inaugurua me pjesëmarrje të ish-komandantëve të UÇK-së dhe ambasadorit të Shqipërisë.

Redaksia ZHURMA 22:35 Përditësuar 15:10 1 min lexim
Ku u përurua Kulla e Lirisë?
FOTO · Foto: Medina Rrokja / Pexels Arkivi ZHURMA

SUHAREKË — Ish-komandantë të Zonave Operative të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë morën pjesë në përurimin e Kullës së Lirisë në fshatin Dobërdolan, strehë e sigurt e djemve të UÇK-së në fundvitet '90.

Kulla do të shërbejë si shenjë heroizmi dhe shtëpi muze për brezat e ardhshëm. "Kulla që përurojmë sot, nuk është vetëm një memorial, por një simbol i qëndresës së Kosovës për liri", tha ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Zëvendës-komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, shtoi: "Në këtë kullë, do të jetojë shpirti i rezistencës së të gjithë luftëtarëve".

Kjo është kulla e shtatë e Lirisë në komunën e Suharekës, ku çdo kullë shënon një fushëbetejë të luftës së popullit të Kosovës për liri, thanë kryetari i komunës dhe ish-komandantët e UÇK-së.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediUshtria Çlirimtare e Kosovës: nga malet e Drenicës te çlirimi krah NATO-sLexo zërin →
Komentet