Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Përplasje e trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor gjatë mbrëmjes së së dielës, duke lënë të plagosur njërin prej drejtuesve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

LUSHNJË — Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Si pasojë e përplasjes së disa automjeteve në seri, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë trajtimin mjekësor. Të dhënat paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet e para tregojnë se shkak i ngjarjes është bërë një mjet që ka humbitur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ndërsa një automjet tip «Benz» ka frenuar menjëherë për të shmangur përplasjen, kurse mjetet e tjera janë goditur njëri pas tjetrit.

Përplasje e trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur
Foto: albeu.com

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun e rënduar, ndërkohë që ekspertët po punojnë për dokumentimin e rrethanave të plota të ngjarjes. Forcat zjarrfikëse të Lushnjës kanë ndërhyrë në zonë për të pastruar autostradën nga mbetjet e automjeteve të dëmtuara nga përplasja.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme