Florida: Rrëzohet avioni privat, ka viktima dhe zjarr masiv
Një avion privat është përplasur në një zonë banimi në Florida, duke shkaktuar shpërthim dhe disa viktima.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në jug të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një mjet fluturues privat është përplasur në një zonë banimi në Greenacres, në kontenë Palm Beach. Përplasja e fuqishme ka shkaktuar një shpërthim të madh dhe zjarr masiv, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar praninë e viktimave. Mjeti, që dyshohet se i përket modelit «Learjet 60» dhe ka një vlerë prej rreth 2 milionë dollarësh, është rrëzuar pak pas orës 13:00, pasi ka goditur fillimisht një pemë dhe ka rrëzuar linjat elektrike përpara se të binte te trajlerat. Pamjet nga vendngjarja dëshmojnë për dëme të konsiderueshme materiale në banesën e goditur dhe mbetje të shpërndara të avionit. Dëshmitarët e pranishëm kanë treguar se shpërthimi ishte jashtëzakonisht i fuqishëm dhe u ngjante zhurmave të një rakete, ndërsa Shërbimi i Zjarrfikësve të kontesë Palm Beach e ka klasifikuar ngjarjen si një incident me viktima të shumta. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende numrin e saktë të njerëzve në bordin e fluturimit charter, si dhe mbetet për t'u konfirmuar nëse ka viktima apo të plagosur mes banorëve vendas. Ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë ndërhyrjet për të zbardhur bilancin e plotë të tragjedisë.