Përmbledhja poetike “Rrokullimë” e Sulejman Dërmakut
Shtëpia botuese “ROZAFA” ka botuar vëllimin poetik “Rrokullimë” të autorit Sulejman Dërmaku.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shtëpia botuese “ROZAFA” në Prishtinë ka botuar përmbledhjen poetike me titull “Rrokullimë” të poetit Sulejman Dërmaku, e cila mban ISBN 978-9951-02-588-1. Vëllimi hapet me poezinë që i ka dhënë emrin gjithë librit, ndërsa poezitë e këtij botimi karakterizohen nga përdorimi i një gjuhe të pastër letrare, kujdesi ndaj ritmit, rimës dhe strukturës së vargut, ku mbizotërojnë strofat katërvargëshe.
Poeti Sulejman Dërmaku ka kontribuar në arsim si mësues në shkolla fillore, mësimdhënës në gjimnaze, si dhe lektor e redaktor në revista të “Rilindjes” dhe kryeredaktor i revistës “Shkëndija”. Vepra e tij dëshmon përkushtimin ndaj standardit të gjuhës letrare shqipe dhe ruajtjes së saj për brezat e ardhshëm.