Kënga e re e Dafina Zeqirit titullohet “Për inati”
Projekti i ri muzikor i paralajmëruar nga Dafina Zeqiri mban titullin “Për inati”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kënga e re e Dafina Zeqirit, e cila është paralajmëruar për t'u publikuar të enjten në ora 18:00, mban titullin “Për inati”. Këngëtarja e njohur shqiptare kishte bërë të ditur më parë ardhjen e këtij projekti të ri muzikor, ndërkohë që tani është zbuluar edhe emri i këngës.