Përkujtohet Mbretëresha Geraldinë në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta
Kujtohet jeta dhe kontributi i Mbretëreshës Geraldinë, dy dekada e gjysmë pas ndarjes nga jeta.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kontesha Geraldine Apponyi u lind në Budapest më 6 gusht 1915 gjatë shkërmoqjes së Perandorisë Austro-Hungareze, ndërsa arsimimin e kreu në shkollën angleze në Menton të Francës, në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum-it në Austri dhe përfundoi Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Financiare. E mbiquajtur “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”, ajo mbërriti në Shqipëri në dhjetor 1937 pas një ftese nga motrat e Mbretit Zogu I, të cilat kishin parë një fotografi të saj në një ballo në Budapest, përmes një nisme të ndërmarrë nga sekretari i Zogut, Jak Koci, dhe i dërguari hungarez, Cyczy.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, një muaj pas mbërritjes në vend, më 30 janar 1938, ajo u fejua me Mbretin Zogu I dhe më 27 prill të atij viti u kurorëzua dhe mori titullin “Mbretëresha e Shqiptarëve”. Geraldina 22-vjeçare u bë pjesë e familjes mbretërore dhe zhvilluar një rol të rëndësishëm në emancipimin e gruas shqiptare, duke ushqyer një dashuri të madhe për vendin ku mbylli sytë më 22 tetor 2002.