IHK paralajmëron reshje shiu — temperaturat maksimale deri në 20°C
Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 9°C dhe 20°C, me reshje shiu lokale
PRISHTINË — Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron se për sot moti do të mbajë kryesisht i vranët dhe relativisht i freskët për këtë periudhë të vitit. IHK njofton se gjatë ditës priten intervale të shkurta me diell, por në pjesën më të madhe të vendit do të dominojnë vranësirat.
Instituti më tej njofton se për sot parashihen reshje shiu, të shoqëruara herë pas here me zhvillime lokale të reve konvektive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9°C dhe 13°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 17°C deri në 20°C, duke shënuar vlera dukshëm më të ulëta se mesatarja e ditëve të fundit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullsisë. Rënia e temperaturave dhe freskia e ajrit do të ndikojnë pozitivisht te personat që janë ndjerë të lodhur nga temperaturat e larta të ditëve të kaluara. Personat me sëmundje kronike mund të kenë vetëm shqetësime të lehta për shkak të luhatjeve të motit.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA